MIRË SE VINI NË EDICIONIN E 15-TË TË PANAIRIT TË LIBRIT TË PRISHTINËS!
Panairi i 15-të do të mbahet nga 3-9 qershor 2013 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Duke qenë panair jubilar, në një vit jubilar – 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – risi shoqëruese do të jenë një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare:
- 100-vjetori i lindjes së Petro Markos,
- 100-vjetori i lindjes së Vedat Kokonës,
- 100-vjetori i lindjes së Isuf Luzajt,
- 90-vjetori i lindjes së Jakov Xoxes,
- 90-vjetori i lindjes së Vehap Shitës dhe
- 30-vjetori i vdekjes së Musine Kokalarit.
Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të panairit.
SHBK-ja ka paraparë informimin e çdoditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe dixhital, në këtë faqe.
SHBK-ja po ashtu ka paraparë një darkë solemne në njërën nga ditët e panairit, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në:
- Prozë,
- Poezi,
- Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë,
- Përkthim letrar,
- Projektin kapital,
- Stendën më të vizituar.
Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, 3 shkrimtarë të shquar.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 3 qershor, në orën 18:00 dhe transmetohet drejpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës – RTK-së.
Panairi do të mbyllet më 9 qershor, në orën 18:00.
Panairi do të jetë o hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9:00-20:00.
Hyrja për vizitorë: Gratis!
Panairin e ndihmojnë tradicionalisht MKRS-ja dhe Komuna e Prishtinës.
Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.
Numri i titujve të rinj, rreth 1.300. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 5.000.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 35.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
Historiku i Panairit
Shoqata e Botuesve të Kosovës është themeluar në janar të vitit 2000 dhe është e regjistruar në UNMIK si OJQ. Themelues dhe anëtarë të Bordit: Abdullah Zeneli ("Buzuku"), Daut Demaku ("Rilindja"), Mithat Lepaja ("Dija"), Eqrem Basha ("Dukagjini") dhe Bajram Shatri ("Libri shkollor")...Arkivi
Panairi i librit i Prishtinës organizohet çdo vit nga SHBK-ja. Panairi i parë, historik, është mbajtur nga 17-22 nëntor 1999 ndërsa të tjerët organizohen gjatë muajve maj-qershor. Numri i botuesve pjesëmarrës është rreth 100. Kryesisht botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, diaspora.Plani


